VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 8 minuta në fushë, Indrit Tuci i shënon gol me peshë Gallatasarait

Feb 22, 2024 | 22:48
SHPËRNDAJE

Mbrëmje magjike për sulmuesin shqiptar Indrit Tuci me fanellën e Spartës së Prages. 23-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 66-të në duelin ndaj Gallatasarait të vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Ligës së Europës, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte me kokë falë krosimit të Zelenit.  

 

tuciii3

Një gol me peshë ky për shqiptarin, që mund t’i sjellë kualifikimin Spartës së Pragës. Falë realizimit të Tucit, skuadra çeke kaloi në avantazh 2-1 ndaj Gallatasarait të Ikardit & CO.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura