VIDEO/ Festimi më i veçantë pas triumfit të Erzenit: Ia dedikoj vajzës dhe gruas, se ndoshta po lind tjetrën

Jun 4, 2023 | 20:28
SHPËRNDAJE

Fitorja 2-1 ndaj Korabit ka bërë që lojtarët, stafi dhe tifozët e Erzenit të shpërthenin në festime pasi siguruan një tjetër vit qëndrimin në Kategorinë Superiore. Festë dhe dedikime, ku spikat padyshim ai i një prej pjesëtarëve të stafit të shijakasve.

asdsadadsasd

Përgatitësi atletik Aurel Locaj, ka dalë para kamerave dhe ka bërë padyshim një dedikim special për ndeshjen e sotme, në një ditë që nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij.

“Unë dëshiroja që t’i dedikojë këtë fitore vajzës time, e cila sot mbush dy vjeç. Edhe nuses, se ndoshta është duke lindur edhe vajzën tjetër. Nuk e di akoma se nuk e kam parë telefonin”, tha Locaj para kamerave të “Oversport” për këtë moment të veçantë pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura