VIDEO/ Fabricio Romano zbulon prapaskenat me Brojën: Milani tentoi çdo mënyrë në dy javët e fundit të merkatos

Sep 18, 2023 | 19:37
SHPËRNDAJE

Armando Broja vazhdon të jetë pjesë e Çelsit, pasi në klubin anglez kanë refuzuar të gjitha ofertat që u bënë për sulmuesin shqiptar, edhe pse ky i fundit nuk është ende gati për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës me blutë londinezë. Ofertat kanë qenë të rëndësishme dhe këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

broja

Në një video ku ai ka shpjeguar lëvizjet e merkatos së bluve, ai ka folur për marrëveshjet e londinezëve që nuk u realizuan këtë verë, duke u ndalur edhe te oferta që Milani bëri për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

“Sa i përket Armando Brojës, në dy javët e fundit të merkatos, Milani kontaktoi Çelsin për një marrëveshje huazimi, me të drejtën e blerjes, apo me detyrim. Ata dëshironin që të diskutonin një marrëveshje. Por vendimi nga Çelsi ishte të mbanin Armando Brojën në klub, të pritnin për të dhe të kishin kështu Xhekson dhe Brojën në ekip për atë pozicion”, tha Romano.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura