VIDEO EMOCIONUESE/ Manaj përshëndet me tifozët e Sivasporit: Do të jeni gjithmonë në zemrën time…

May 25, 2024 | 23:12
SHPËRNDAJE

Rei Manaj arriti që brenda një sezoni, të shndërrohej në hero te skuadra e Sivasporit, duke fituar zemrën e të gjithë tifozëve. Sulmuesit lushnjar në shenjë nderimi iu besua edhe shiriti i kapitenit në duelin e fundit të kampionatit ndaj Kajserispor. Një përballje kjo që ishte dhe e fundit për Manajn me fanellën e Sivasporit. 

manajjjj

Në fund të triumfit 2-1 në derbi, 27-vjeçari pati një përshëndetje speciale me tifozët, ndërkohë që nuk mungoi as një status mirnjohës në “Instagram”.

“Të dua Sivaspor, do të jesh gjithmonë në zemrën time! Faleminderit për gjithçka.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura