Milani pësoi një disfatë në shtëpi në duelin me Romën, i vlefshëm për fazën çerekfinale të Ligës së Europës.
Një humbje e hidhur për kuqezinjtë të cilën do tentojnë kualifikimin në gjysmëfinale në stadiumin “Olimpico”.
I mërzitur për humbjen është shfaqur edhe sulmuesi i Milanit, Rafael Leao. Teksa po kalonte në zonën ku jepen pronocimet pas ndeshjes, ai është shfaqur i nervozuar dhe i është kthyer një gazetari: “Bëje mirë punën”.
Më pas një pjesëtar i stafit të kuqezinjve e largon nga aty portugezin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al