VIDEO/ Dëme të mëdha materiale në zonë dhe përreth, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë  

Mar 1, 2024 | 23:16
SHPËRNDAJE

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, përveç dy viktimave dhe 7 të plagosurve, la pas dhe dëme të mëdha materiale.

Siç shihet dhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme, pasi shpërthimi ka thyer xhamat e të gjithë bizneseve dhe banesave që ndodheshin në zonë, por edhe muret e shumë prej tyre.

LEXO EDHE: Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Lushnjë, pas Landi Hoxhës humb jetën dhe i biri (EMRI)

LEXO EDHE: Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë/ Dalin pamjet e momentit të incidentit të rëndë, telat e tensionit të lartë bien mbi vinç

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura