VIDEO/ Belgjika dhe Holanda bëjnë goleada, Turqisë i ndodh e papritura. Portugalia ia del me përmbysje, ja rezultatet

Mar 30, 2021 | 22:56
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur 8 ndeshjet e fundit të ditës së sotme, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Janë regjistruar plot 33 gola në 8 ndeshje, ku surpriza vjen nga Turqia.

e05a761940499ed5ffc24f05e918b52do2

Këta të fundit kanë marrë një barazim zhgënjyes ndaj Letonisë, teksa ndonëse ishin në avantazh 3-1, në fund janë barazua nga një kundërshtar modest si Letonia.

Fitore me goleada kanë regjistruar Belgjika që mposhti 8-0 Bjellorusinë dhe Holanda që triumfoi 0-7 ndaj Gjeorgjisë. Portugalia ka mposhtur 1-3 me përmbysje Luksemburgun, ndërsa Kroacia mposhti 3-0 Maltën. Norvegjia mposhti minimalisht Malin e Zi, teksa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Uellsi ndaj Çekisë.

REZULTATET:

Belgjikë-Bjellorusi 8-0

Batshuaji 14′, Vanaken 17′, 89′, Trosard 38′, 76′, Doku 42′, Praet 49′, Benteke 70′

Kroaci-Maltë  3-0

Perisiç 62′, Modriç 76′, Brekalo 90′

Gjibraltar-Holandë  0-7

Berghuis 42′, De Jong 55′, Depaj 61′, 88′, Vajnaldum 62′, Malen 64′, Van de Bek 85′

Luksemburg-Portugali 1-3

Rodrigez 30’/ Zhota 45+2′, Ronaldo 51′, Palhinja 80′

Mali i Zi-Norvegji 0-1

Sorloth 35′

Sllovaki-Rusi 2-1

Shkrinjar 38′, Mak 74’/ Fernandes 70′

Turqi-Letoni 3-3

Karaman 2′, Çalhanoglu 33′, Jillmaz 52’/ Savalnieks 35′, Uldrikis 58′, Ikaunieks 79′


Uells-Çeki 1-0

Xhejms 82′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura