VIDEO/ Barazimi ndaj skuadrës së Mujës kushton shtrenjtë, Muçi dhe Rashica mbeten pa trajner! Beshiktashi shkarkon Santosin

Apr 13, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Beshiktashit, Fernando Santos, i cili së fundmi është shkarkuar nga klubi turk, kësisoj dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica, kanë mbetur pa trajnerë.  

besiktas-1-780x439

“Ne kemi ndarë rrugët me trajnerin Fernando Santos. Falënderojmë Santosin për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në jetën e tij. Serdar Topraktepe do të jetë përgjegjës teknik i ekipit tonë të futbollit A deri në fund të sezonit”, thuhet në komunikatën e klubit turk. 

Fernando Santos kishte 16 ndeshje në krye të bardhezinjve, ku mori 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Vlen të theksohet fakti se nën drejtimin e Santos, si Muçi ashtu dhe Rashica ishin të dy titullarë të padiskutuar.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura