VIDEO/ Banorët e BBV u tallën me të, Graciano Tagani shpërthen në lot dhe largohet: Mësoni të jeni më shumë njerëz

May 13, 2024 | 11:05
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme konkurrentët e “Big Brother VIP” janë vënë përballë një misioni nga “Vëllai i Madh”.

Secili duhet që ti shkruanin nga një letër vetes për të treguar eksperiencën e tyre në këtë shtëpi.

Një ndër ta ishte edhe Graciano Tagani i cili tregoi emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj experience, megjithëse në një moment Heidi Baçi dhe disa nga banorët shpërthyen në të qeshura nga letra e tij.

I prekur nga kjo situatë, Graciano mes lotësh iu tha konkurrentëve që duhet të mësojnë të jenë më shumë njerëz.

Unë do të doja të thoja vetëm një gjë. Në këtë jetë kam parë shumë persona si puna jote dhe realisht duhet të mësoni të jeni më shumë njerëz”– tha Graciano ndërsa u largua duke qarë.

Ndonëse balerini u largua mes lotësh, Heidi vazhdoi duke qeshur.

Nuk ka faj, edhe unë e kisha përjetuar shumë keq”– tha Egla Ceno.

Heidi dhe tani vazhdon të qeshë dhe është e turpshme. Romeo po qan dhe ti po qesh”– tha Françeska.

Unë qesha vetëm në një frazë, e mbulova fytyrën por e nxori Françi”- u shpreh Heidi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura