VIDEO/ Asisti i Bajramit nuk i mjafton Sasuolos, “derbin” e shqiptarëve në Sëerinë A e fiton Ismajli

Feb 24, 2024 | 17:01
SHPËRNDAJE

Sasuolo dhe Empoli dhuruan spektakël në përballjen midis tyre në javën e 26-të të Serisë A, ku në fund fitoi skuadra e Davide Nikolës me rezultatin 2-3.

bandicam 2024-02-24 16-34-53-685

Nga minuta e parë në fushë ishte Ardian Ismajli për Empolin, teksa Berisha dhe Shpendi e panë sfidën nga bankina.

Nga ana tjetër, për Sasuolon u aktivizua vetëm Nedim Bajrami, i cili u bë protagonist me një asist për Ferrarin në minutën e 77’, por pa mundur që t’i shmangte humbjen skuadrës së tij, që erdhi vetëm në fund nga goli i Bastonit.

Kështu Empoli vazhdon të ngjitet në renditje duke e lënë pas luftën për mbijetesë, teksa te kjo e fundit duket se është futur Sasuolo.

REZULTATI:

SASUOLO 2-3 EMPOLI

Pinamonti (P) 54’, Ferrari 77’ / Luperto 11’, Niang (P) 64’, Bastoni 90+4’

GOLI I FERRARIT (VIDEO)

GOLI I BASTONIT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura