VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe godet barrierat mbrojtëse

Feb 22, 2024 | 20:38
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të Spitalit Memorial.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Burime bëjnë me dije se mjeti ka një qenë furgon mallrash dhe se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që i bllokuar ka mbetur një krah i autostradës Fier-Tiranë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkruar menjëherë ambulanca dhe autoritetet përkatëse të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura