“Vendimin e mori ajo”/ Blero Muharremi flet për ndarjen nga e dashura misterioze dhe zbulon arsyen pse partnerja i dha fund lidhjes

Jun 10, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

Këngëtari Blero Muharremi ka folur për ndarjen nga ish-partnerja e tij misterioze, të cilën ai e quante “bebi”.

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova” tregoi se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.

45-vjeçari tha se ka qenë partnerja e tij e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.

Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.

“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”, tha këngëtari.

“Ti e ke shrytëzuar persionin tjetër për të bërë xheloz dikën tjetër?”, e pyeti Elita Rudi.

“Të gjitha këto që the janë të vërteta”, u përgjigj Blero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura