Vendimi për rritjen e pagave/ Ekspertja e ekonomisë në Panorama TV: Duhet të ishte marrë që më parë, kostot e jetesës në Shqipëri janë të papërballueshme

May 23, 2023 | 17:57
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave në Shqipëri.

dkllll

Përmes një interviste në Panorama TV, Hoxha tha se rritja e pagave duhet të ishte bërë që më parë.

Ajo tha se me pagat dhe çmimet aktuale në Shqipëri, jetesa është e papërballueshme, duke shtuar se duhet një reform e gjithëanshme për rritjen e pagave.

“Është domosdoshmëri vendimmarrja. Vendimi për reformimin e pagave duhej bërë që më parë. Pagesa sipas meritokracisë, e lartë dhe e merituar, do të ndalojë edhe emigracionin. Me pagat aktuale janë të papërballueshme kostot e jetesës. Unë përshëndes rritjen e pagave, duhet të rriten të gjitha nivelet e pagave në vendin tonë. Dy ligjet e paraqitura sot në komisionet e ligjeve, është bërë më e mira që të arrihet një harmonizim. Unë kam ndjekur me vëmendje edhe ligjin e parë dhe ligjin aktual.

Në çfarëdolloj fushate që të merret një vendim, është apo jo vendim me prapavijë kohore, duhet të përkthehet në vendim politik. Nga ana ligjore unë vendimin për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave e shoh apriori të drejtë. Këtu nuk kanë pse bëjnë përjashtim ministrat apo deputetët, pavarësisht se ata kanë një nivel të lartë pagash. Unë e shikoj një politikë dyfishe dhe jo vetëm politikë financiare. Kjo bëhet për të krijuar kushte të mira për të rinjtë që të qëndrojnë në vend dhe njëkohësisht për ata që janë jashtë, duke u dhënë mesazhin që këtu pagat po bëhen të konkurrueshme. Ata që kanë biznese do të kenë një kosto shtesë për të përballuar këtë rritje të pagave.

E gjithë reforma e qeverisë ishte që të ishte vendimmarrja në shkallë vendi. Pas 33 viteve demokraci që ne luftojmë nga ekonomia e lirë në atë të tregut, nëse nuk bëjmë një reform të thellë, ka grupe të pakënaqur dhe të kënaqur. Pagat nuk ndikojnë te borxhi, pasi borxhi i jashtëm public është në nivele më të ulëta më vitet e mëparshme. Unë kam vënë re që në të 61 bashkitë e vendit, borxhet e këtyre njësivë është dhënë urdhër që të minimizohen. Ka iniciativa të tjera për uljen e borxhit. Jam përherë pro mbështetjes për shtresat në nevojë dhe për përkrahjen sociale që qeveria duhet të japë për këto shtresa”, u shpreh Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura