“Vendi është në duart e një qeverie të inkriminuar”- Meta në mbledhjen e kryesisë së PL: Përgjegjësitë bien mbi opozitën! Do kemi raport parimor me çdo faktor opozitar

Sep 18, 2023 | 17:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se vendi është në duart e një qeverie të inkriminuar. Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike ai tha se përgjegjsitë bien mbi opozitën.

Ilir meta

Sipas Metës, Partia e Lirisë do të duhet të luajë rolin e saj si një opozitë e vendosur dhe koherente, e udhëhequr nga interesi kombëtar.

Partia e Lirisë, u shpreh Meta- ka sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizimin nga fake opozita, si zgjatim i Edi Ramës.

“Epiqendra e këtij korrupsioni është tek zyra e kryeministrit aktual, i cili është ideuesi, por edhe zbatuesi kryesor edhe i drejtësisë me regji

Mos veprimi i drejtësisë në kohë ndaj përgjegjësve për aferat e mëdha po i krijon mundësi qeverisë që të grabisë qindra miliona euro, në afera tashmë të njohura, inceneratorët, sterilizimi dhe shumë afera të tjera.

Vendi është në duart e nje qeverisë të inkriminuar, ndaj përgjegjësitë bien mbi opozitën për rikthimin e ligjshmërisë në vend dhe për rendin kushtetues

PL do të duhet të luajë rolin e saj si një opozitë e vendosur dhe koherente, e udhëhequr nga interesi kombëtar

PL si forcë e vendosur opozita ka pasur dhe do ketë një raport parimor me cdo faktor të sinqertë opozitar, por edhe që vë interesin kombëtar mbi cdo interes tjetër.

Ky është një raport që udhëhiqet nga interesi i vendit dhe i përballjes me këtë regjim mafioz.

Ne kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizimin nga fake opozita, si zgjatim i Edi Ramës, i cili i ka sjellë dëme madhore mbrojtjes së interesit të qytetarëve duke minuar sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve.

Ky raport i PL me opozitarizimin e vërtetë do të jetë konsistent dhe do ti prijmë qëndrimeve parimore si rruga e vetme për të shpëtuar vendin nga duart e mafies”, tha ndër të tjera Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura