Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla e re “Emin Duraku” në kryeqytet, i cili është gati të mirëpresë 1200 nxënës dhe mësues.
Veliaj shprehet se shkolla “Emin Duraku” është xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës dhe se është financuar nga Bashkimi Europian.
“Shkolla “Emin Duraku”, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Veliaj.
Shkolla, e cila u dëmtua nga tërmeti, ka 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al