Vazhdon eksodi te Laçi, një “i paprekshëm” u jep lamtumirën kurbinasve: Katër vite të paharrueshme

Jun 8, 2023 | 16:20
SHPËRNDAJE

Skuadra e Laçit në sezonin e ardhshëm do të ketë një fytyrë krejtësisht ndryshe, pasi do të mungojnë shumë prej atyre emrave të cilët në edicionet e kaluara kanë qenë figura qendrore të kurbinasve.

Laci

Pas Selmanit, Mazrekajt e Roganoviç, një tjetër futbollist i cili ka qene i paprekshëm në radhët e kësaj skuadre, Rudolf Turkaj, ka mbyllur bashkëpunimin me Laçin. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka konfirmuar largimin e tij nga Laçi.

turkaj

“Përshëndetje! Dua të njoftoj që aventurës sime pas 4 sezonesh tek Kf Laçi i erdhi fundi. Plot 4 vite të paharrueshme me plot suksese. Ndjej të falënderoj të gjithë ata që ishin me mua në këto vite, duke filluar nga Presidenca e ekipit, trajnerët me stafet e tyre, stafin mjekësor, shokët e ekipit që do të mbeten gjatë në memorien time dhe tifozët që më kanë përkrahur në çdo ndeshje. Largohem nga ky ekip me përshtypjet më të mira, duke i uruar suksese në sezonet në vazhdim”, shkruan ndër të tjera Turkaj në këtë postim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura