Vatër zjarri në Bulqizë/ Digjet masivi pyjor mbi fshat, flakët po favorizohen nga era dhe po i drejtohen banesave

Apr 2, 2024 | 10:37
SHPËRNDAJE

Një vatër zjarri është krijuar në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës.

vATER

Flakët po “përpijnë” masivin pyjor me dushqe dhe po përhapen në sipërfaqe të konsiderueshme, duke u favorizuar edhe nga era.

Ende nuk dihet se si është aktivizuar kjo vatër zjarri, ndërsa flakët janë prezente prej disa orësh.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar autoritetet për vatrën e zjarrit, ndërsa deri tani nuk është bërë asgjë për shuarjen e flakëve të cilat i janë drejtuar banesave të fshatit.

Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor me lisa në këtë zonë digjet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura