Ushtaraku shqiptar drejtonte helikopterin me drogë që u rrëzua në Spanjë, juristi: Sokol Feka lejen e mori në Facebook

Sep 27, 2023 | 20:54
SHPËRNDAJE

Është rikthyer sërish në vëmendje ngjarja e disa viteve më parë në Spanjë, ku një helikopter i mbushur me hashash u rrezua gjatë ndjekjes nga policia, ndërsa drejtohej nga ushtaraku shqiptar, Sokol Feka.

helikopteri me droge

Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala, në Neës24, gazetari Sokol Bregu tregoi takimin e parë me ushtarakun, ku ndër të tjera tha se mbahej si piloti më i mirë i kohës.

Ndërsa juristi Andi Hasanaj ndau detaje nga marrja e lejes së Sokol Fekas, duke bërë të ditur se Feka e ka marrë lejen përmes Facebook-ut, në shkelje me ligjin.

Sipas juristit, shteti nuk kishte asnjë informacion se ku shkoi ushtaraku.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Bregu: U përzje politika se punonte në ushtri. Unë e takova gjatë një raportimi. Kishte rënë një zjarr në Llogora dhe mediat shkuan në vendngjarje. Kisha Sokol Fekan pilot me vete. Duke shkuar, bëri disa lojëra. Kur zbritëm, ai që e drejtonte helikopterin, aty e kam takuar për herë të parë. Një super pilot, a ishte ne hall. Kishte një page të vogël? A u rekrutua kur ishte në hallin më të madhe ekonomik? Po. Ushtria në atë kohë ishte ende në probleme të mëdha. Edhe lejen e ushtarakëve e hidhte firmën ministrja, apo edhe për të dalë jashtë shtetit.

Kur ky shtet ka qenë normal? Marrëdhënia e tij nuk ishte thjesht një pilot shqiptar me krimin. Pas rënies së këtij helikopteri, organizata mafioze që organizonte krime nga Maroku në Spanjë ishte pjesë e saj.

Ditën që është rrezuar helikopteri, marokenët kërkuan 2 helikopterë të tjerë që kishin qindra mijë euro.

Andi Hasanaj: Në ato vite që ka ndodhur ngjarja, ushtria shqiptare nuk ka qenë shumë e paorganizuar, pasi ka qen pjesë e NATO-s. Kemi dy punonjës të forcave të armatosura që ikin jashtë shtetit gjatë lejes dhe shteti s’dinte gjë. Procedura e lejes është shkelur, por duhen hetime nëse ka qenë neglizhencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura