Ushqimet e skuqura nuk “kërcënojnë” vetëm zemrën, por shkaktojnë edhe ankth e depresion! Çfarë tregoi studimi i fundit

May 3, 2023 | 14:22
SHPËRNDAJE

Edhe pse i dimë rreziqet që konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë për shëndetin tonë, të tilla si sëmundjet e zemrës  ose  goditja në tru, pak prej nesh i rezistojnë patateve të skuqura.

patate te skuqura

Megjithatë, këshillohet që të reduktohet konsumimi i tyre pas nuk “kërcënojnë” vetëm zemrën, por edhe shëndetin mendor.

Studiuesit nga Universiteti Zhejiang i Kinës zbuluan lidhjen mes  konsumit sistematik të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së niveleve të ankthit dhe depresionit .

U zbulua se ata që konsumonin rregullisht ushqime të skuqura kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me simptoma ankthi dhe/ose depresioni.

Më konkretisht, studiuesit arritën në përfundimin se simptomat u rritën me 7% deri në 12% te njerëzit që raportuan se konsumonin ushqime të tilla dhe se rreziku më i madh duket se lidhet me ngrënien e patate të skuqura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura