UPI- Shoqatat pa inxhinierë kërkojnë 1.1 milionë euro nga Buxheti i Shtetit!

Sep 27, 2022 | 7:21
SHPËRNDAJE

RUDIN DYRMISHI

RUDIN DYRMISHI

Shoqatat funksionojnë mbi bazën e një statuti. Të njëmbëdhjetë shoqatat që mblidhen nën drejtimin e deputetes LB, a e kanë në statut, si objektiv apo fushë veprimtarie të tyre, themelimin e UPI-it?! Nuk e dimë? Kjo pyetje shkon për ta.

Shoqata ka anëtarë. Këta të fundit kanë nënshkruar aktin e themelimit të shoqatës ku aderojnë. Vetëm në emër të tyre, ka legjitimitet aktiv shoqata që t’i përfaqësojë me të tretë, madje vetëm sipas rregullimeve statusore të miratuara nga vetë ata e të regjistruar në Gjykatë.

Le t’i bëjnë publik emrat respektivë dhe statutet. Pjesa tjetër e interesave që ata rreken se përfaqësojnë, është pa asnjë lloj relevance ligjore. NUL. Subjektet që do të punësohen tek UPI do të jenë shumë mirë të paguar, madje deri në shuma marramendëse për nivelin e pagave më të larta publike në RSH. Më mirë kryetar apo president UPI (nuk e dimë emërtesën, do të caktohet me rregullore) sesa President Republike.

A thua do të bëjnë vezën e kuqe inxhinierike (për atë që kanë bërë e kanë marrë shpërblimin besoj) apo realizojnë kërkime shkencore mrekullibërëse?! Kur i lexon çfarë shkruajnë, kur i dëgjon si diskutojnë, dhe çfarë debatojnë, të vjen keq që je diplomuar inxhinier. Për shkak të formimit inxhinierik që mbartim, ne besojmë atë që provohet, që vërtetohet, testohet, si dhe kalkulojmë dhe dimensionojmë siç janë skenarët më të disfavorshëm. Në rastin konkret, skenari më i favorshëm i kësaj iniciative të ligjvënëses LB, rezulton të jetë më i keq sesa legjislacioni ekzistues. Gjithsesi, duket sikur ka një lloj papajtueshmërie. Propozuesja e iniciativës ligjore, pasi e ka depozituar projektligjin, bën takime me 11 shoqata. Ky moment tregon se jemi para këtyre alternativave:

Drafti fillestar i propozuar prej saj është i dobët (i) Reagimi i pjesës më të madhe të komunitetit ixhinierik e ka shkund; (ii) Po përmirëson skenarin apo strategjinë fillestare; (iii) Në të tria rastet dështim i suksesshëm i ligjvënëses LB, duket. ME SA DUKET, AQ I BËN. U proklamua si një përpjekje serioze e ligjvënëses LB, por veprimet e mëtejshme fill pas propozimit dhe kundërshtimit nga pjesa më e madhe e inxhinierëve aktiv në RSH, e kanë zbehur rolin e saj. Iniciativa ka dalë cullak si një punë aspak serioze, tendencioze, si dhe të prodhuar enkas kundër lirisë për të ushtruar profesionin e inxhinierit në RSH. Liria profesionale garantohet me ligj. Ligji garanton të drejtën vetëm me anën e procedurave transparente dhe të caktuara në ligj. Drafti nga këto të fundit nuk ka.

E vetmja procedurë ligjore që ka të garantuar drafti ekzistues i projekt ligjit janë rregulloret e UPI-it dhe votat e asamblesë së parë të caktuara paraprakisht në LETRA. Këto para, që vlerësojnë se do të mbledhë UPI me ligj, me forcën e kartonëve të deputetëve, si dhe ndonjë heshtje dekretimi, do të heqin nga qarkullimi civil ekonomik, diçka më shumë sesa 1 milion Euro, e do të stokohen për ofiqe rregullash vetërregullimi në xhepa të thellë inxhinierësh pensionistë. Këta pensionistë rregullin më transparent që kanë zgjedhur t’i japin udhë me ligj në fund të karrierës profesionale, më rezulton të jetë: “Nga inxhinieri i rregulluar me ligje deri tani, sipas UPI të propozuar prej tyre, do të ndreqet me rregullore të brendshme me vota asambleje”. D.m.th. nga niveli Parlamentit do të zbresim te vullneti i votave të asamblesë së parë të UPI-it. Mundësisht tek anëtarësia e 11 shoqatave. Kjo po, kjo e propozuara është jurisprudencë inxhinierike!? SI “EUREKA” DUKET!?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura