“Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë”/ Deputeti i PDK-së thirrje Kryeministrit Rama: Hap qendra vaksinimi për kosovarët

Apr 6, 2021 | 21:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për kosovarët.

xhavit_1493282080-6530155

Ai thekson se një veprim i tillë do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të vështirë.

Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama

Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura