“Ultras Guerrils” përgatiten për titullin kampion: E kthejmë në festë madhështore, 90 minuta larg

May 28, 2023 | 10:34
SHPËRNDAJE

Partizani ka mundësinë e artë për të fituar titullin kampion pasi në shtëpi do të presë Teutën dhe një fitore e rikthen te suksesi i madh. Java e fundit që u luajt pak ditë më parë, ndryshoi historinë e kampionatit dhe tashmë të kuqtë po përgatiten për festë.

ULTRAS GUERRILS

Tifogrupi “Ultras Guerrils” kanë kërkuar mbështetje për ekipin dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ata kërkojnë që të gjithë të jenë me bluza e me shall për të festuar titullin që është vetëm 90 minuta larg.

“Nesër, në shtëpinë tonë ora 16:00 luhet Partizani – Teuta. Ndeshje e cila kurorëzon sezonin aktual dhe na gjen një hap larg titullit  kampion. Na mbeten vetëm 90 minuta për ti luajtur, shijuar dhe për ti kthyer në një festë madhështore.

Detyrim për gjithsecilin bluza e kuqe, shalli dhe të gjithë bashkë të krijojmë mbështetjen dhe atmosferën për të arritur objektivin final. Hajdeni t’gjith! Forca Partizani”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit.

UG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura