U vranë ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë, çfarë dihet deri tani për rrëzimin e helikopterit në Ukrainë ku humbën jetën 14 persona

Jan 21, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Sot është mbajtur ceremonia mortore për 14 personat e vrarë nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, gjatë ditës së mërkurë.

lcimg-3f16cdf2-3002-4faa-b1ae-dcfd2ee19dbf

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ngushëlloi i përlotur anëtarët e familjes së ministrit të Brendshëm që humbi jetën dhe tha se ndjeu një “trishtim të papërshkrueshëm”.

Ukraina ka hapur një hetim për rrëzimin – por çfarë dimë ne deri tani mbi këtë ngjarje?

Helikopteri u rrëzua pranë një çerdheje dhe një ndërtese apartamentesh në Brovary, në lindje të Kievit.

Të paktën 14 persona u vranë, duke përfshirë të 10 personat në bordin e helikopterit dhe katër të tjerë në tokë.

Të vrarët ishin:

  1. Ministri i Brendshëm Denys Monastyrsky

2. Zëvendësministri i parë Yevhen Yenn

3. Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Brendshme Yuriy Lubkovych

4. Kolonel Mykhailo Pavlushko, shefi i sigurimit të zotit Monastyrsky

5. Andriy Marynchenko, oficer i lartë i policisë

6. Tetiana Shutiak, punonjëse e departamentit të shërbimit të patronazhit të ministrisë

7. Mykola Anatsky, një punonjës i departamentit të komunikimit të ministrisë

8. Komandanti i ekuipazhit të helikopterit Oleksandr Vasylenko

9. Piloti Kostiantyn Kovalenko

10. Mekanik Ivan Kasianov

11. Katër civilë, përfshirë një fëmijë, thuhet se u vranë në tokë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, zyrtarët po shkonin në një “pikë të nxehtë” të luftës kur helikopteri u rrëzua.

Shkaku i rrëzimit nuk dihet, megjithëse Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës po shqyrton disa mundësi.

Ato përfshijnë shkelje të rregullave të sigurisë së fluturimit, mosfunksionim teknik të helikopterit dhe veprime të qëllimshme për shkatërrimin e mjetit.

Procesi i hetimit të ngjajes për zbulimin e shkakut të rrëzimit të helikopterit pritet të zgjasë disa javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura