U tërhoq 3 vite më parë, Toni Kroos jep lajmin e madh për “pancerat” në prag të Evropianit

Feb 22, 2024 | 15:28
SHPËRNDAJE

Tre vite më parë, ylli kombëtares gjermane dhe Real Madridit, Toni Kroos edhe pse atëherë në moshën  31-vjeçare vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, pasi kjo e fundit ishte në “rënie të lirë”  dhe të fokusohej vetëm tek klubi i tij.

TONI-KROOS-GJERMANIA

Por 3 vite më vonë, Kroos duket se mendon ndryshe dhe me anë të një postimi në “Instagram” ai ka dhënë lajmin e mrekullueshëm për “pancerat” duke konfirmuar rikthimin në kombëtaren Gjermane në muajin mars.

Ai shkruan se ka qenë trajneri i “pancerave”, Julian Nagelsman ai që i ka kërkuar të rikthehet.

“Djema, shkurt: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Për shkak se më pyeti trajneri i Kombëtares dhe unë pranova. Jam i bindur se kjo skuadër në Euro është e aftë për shumë më tepër nga sa mendojnë shumica e njerëzve!”,- shkruhet në postimin e fituesit të Kupës së Botës, me Gjermaninë, në vitin 2014, i cili duket i bindur për të bërë surprizën këtë Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura