U rrëzua nga vinçi teksa po punonte, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan

Apr 19, 2024 | 17:17
SHPËRNDAJE

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.

ambulance

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, kur shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan është rrëzuar nga vinçi dhe ndërroi jetë në spital.

“Gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari u shtrua në spital por pas disa orësh u njoftua se humbi jetën”, thotë policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura