“U prehsh në paqe Maestro!”- Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji

Mar 22, 2024 | 10:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Jorgo Papingji.

papingji

Basha shkruan se mjeshtëria dhe dhe gjenialiteti me të cilin përjetësoi me mijëra vargje, e kanë gdhendur emrin e tij në panteonin e artit muzikor dhe në zemrën e publikut shqiptar.

Postimi:

Lamtumirë Jorgo Papingji!

Mjeshtëria dhe gjenialiteti me të cilin përjetësoi me mijëra vargje, e kanë gdhendur emrin e tij në panteonin e artit muzikor dhe në zemrën e publikut shqiptar.

Tinguj trishtimi sot për humbjen e mjeshtrit tonë të madh por dhe vetëdije se talenti, pasioni dhe vlerat e tij janë udhërrëfim për brezat e artistëve të rinj.

U prehsh në paqe Maestro!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura