U plagos në aksident në Pogradec, turistja italiane niset me helikopter drejt Tiranës

Sep 19, 2023 | 18:26
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në Pogradec, ku e lënduar mbeti një shtetase italiane.

WhatsApp-Image-2023-09-19-at-6.31.45-PM-2-640x343

Në aksidentin e ndodhur në aksin nacional Pogradec-Lin, mësohet se janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet.

E plagosura fillimisht u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe tani mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura