U ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar, banorja: S’ka burrë nëne të futet në tokën time. Ne nuk dorëzohemi

Jan 29, 2023 | 12:57
SHPËRNDAJE

Një nga banorët e Bërxullës e cila pak ditë më parë u ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar ka folur ditën e sotme në protestë.

Ajo tha se ka zbritur pas negociatave të Tonin Vocajt, por u shpreh se nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për të mbrojtur pronën.

“Nuk qe akt i lehtë, Tonin Vocaj më ka thënë mua që ia kemi drejtuar MiE-s. Ministria nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Pse fle gjumë ministria? Këta banorë ku do shkojnë. Drejtori i ARRSH thotë pse nuk proteston Fushë Preza. Nuk më intereson fare. Pse e ktheu rrugën në fshatin tonë? Ne nuk dorëzohemi.

Edhe gjeste më të këqija do bëjmë. Policia është palë me krimin. Nuk na le me protestuar. Ku do shkojmë ne? Të na bëjnë pasaportat dhe të ikim jashtë shtetit. Në tokën time burrë nënë me hyrë nuk ka. Ta dini mirë. Bëni çfarë të doni, ne nuk dorëzohemi. Meqë shteti ia ka dorëzuar koncesionarit, pse ndërhyn shteti këtu. Të ndryshojë VKM-në. Të mos ndërhyjë fare. Këtë punë ia ka lënë koncesionarit.

Pse nuk vjen me shpronësuar banoët? Gjysma e fshatit ngelet pa rrugë. Nga do kalojnë. Instancat shtetërore të mos neglizhojnë por të vijnë një orë e më parë. Ne kemi katër muaj që protestojmë pse nuk vjen deputeti këtu. Këta janë për të marrë votat”, deklaroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura