U mbajtën të bllokuar për disa orë, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Apr 17, 2024 | 16:22
SHPËRNDAJE

Mbi 300 qytetarë të Kosovës që  kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.

kufiri

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.

“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha për Telegraf një nga zyrtarët e kompanisë së autobusëve.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura