U largua nga lufta dhe tërmeti, si u rrëmbye dhe p*rdhunua 17-vjeçarja! Arrestohen dy persona, në kërkim një shqiptare

Apr 20, 2024 | 11:09
SHPËRNDAJE

Për shkak të luftës ajo u largua nga Siria në Turqi, por pas tërmetit shkatërrues të shkurtit 2023 adoleshentja emigroi në Itali.

073633841-d7ac7341-b30c-4d32-a7ed-f5f09d8f8aa2

Megjithatë, sapo mbërriti në shtetin fqinj, vajza u rrëmbye dhe u përdhunua vazhdimisht.

Protagonistja e historisë dramatike është një vajzë 17-vjeçare siriane, tashmë e sigurt pas makthit të gjatë që ka kaluar. Policia, në përfundim të një hetimi, arrestoi një pakistanez dhe një afgan me akuzën e rrëmbimit me qëllim zhvatjen, dhunën seksuale, plagosjen dhe nxitjen e emigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një shtetase shqiptare, si e përfshirë në ngjarje.

Udhëtimi për në Itali

17-vjeçarja iku nga Siria së bashku me familjen e saj, e cila pas largimit nga Turqia është nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë rrugëtimit për në Gjermani, vajza me babanë, nënën, gjyshen dhe vëllanë përfundoi në duart e trafikantëve që ndanin gratë nga burrat në Slloveni. Gratë u braktisën në një shtëpi ferme në Reggio Emilia, ndërsa burrat në autostradën afër Udines. Më pas 17-vjeçarja u dërgua diku tjetër dhe familjarët e saj u detyruan të paguanin një shpërblim për lirimin e saj.

Rrëmbimi dhe dhuna

Gjatë asaj periudhe, ajo është përdhunuar dhe dhunuar, duke përfshirë edhe një thyerje të krahut. Më 30 maj, vajza u gjet në Lodi nga një punonjëse karburanti dhe më pas nisën hetimet. Policia e koordinuar nga Prokuroria e Lodit dhe Prokuroria pranë Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Bolonjës, arrestuan dy të huajt. Gjithashtu u gjetën edhe dy mjetet tip Mercedes që përdorur për të çuar familjen në Itali.

Njëri nga të arrestuarit u kap në Kroaci, tjetri u ndalua në Modena gjatë një kontrolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura