U “kryqëzua” pasi ndau balerinin nga e fejuara! Elhaida Dani shijon jetën e re me Ledian Agalliajn! Planet e çiftit për të jetuar jashtë Shqipërisë

Jan 21, 2023 | 13:32
SHPËRNDAJE

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin dhe një dashuri të fortë.

elhaida dani ledian agalliaj11

Aq sa që në javët e para dyshja e bëri publike këtë lidhje, duke zgjedhur kështu të konfirmonte atë që prej kohësh flitej.

ledian agalliaj

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dy të rinjtë duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit tashmë që spektakli ka përfunduar.

ledian agalliaj ditjona3

Dyshja e nisi vitin me pushimet e tyre të parë si çift. Balerini dhe këngëtarja zgjodhën Kroacinë për të kaluar disa ditë relaksi, plotësisht të merituara. Këtë e kanë zbuluar përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

elhaida dani ledian agalliaj2

Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

elhaida dani ledian agalliaj4

“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.

elhaida dani ledian agalliaj3

Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Mirëpo, edhe Elhaida bëri një reagim. Këngëtarja tha se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.

elhaida dani ledian agalliaj10

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

ledian agalliaj ditjona2

Por duket se tashmë ata i kanë kapërcyer këto komente dhe vijojnë të kenë plane për të ardhmen. Aktualisht, këngëtarja po kalon disa ditë në Tiranë, pranë partnerit të saj.

elhaida dani ledian agalliaj9

E angazhuar mes Kanadasë dhe Italisë me karrierën e saj si këngëtare, Elhaida duket se ka vendosur që ta marrë me vete edhe balerinin në angazhimet larg Shqipërisë. Por ndërkohë që gjithçka bëhet gati, ajo ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri krah tij, duke preferuar mos ta lërë atë të vetëm.

elhaida dani ledian agalliaj8

Dyshja tashmë po ndan edhe kohën në Tiranë së bashku si një çifti rregullt, duke lënë pas gjithë komentet dhe paragjykimet për këtë lidhje. Duket se këto komente kanë sje llë edhe një reagim të sinqertë nga vetë këngëtarja.

elhaida-dani-dhe-lediani-puthje-vals-

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj kjo shpjegon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi.

elhaida dani2

Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun.

elhaida dani4

E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”, shkruante Elhaida.

elhaida dani

E duket se tashmë çifti po e çon marrëdhënien në një tjetër nivel, duke kaluar kohën e tyre të pandarë mes Shqipërisë, Italisë dhe Kanadasë.

elhaida dani8 elhaida dani15 elhaida dani14 elhaida dani11 elhaida dani12 elhaida dani ledian agalliaj6 elhaida dani ledian agalliaj elhaida dani elhaida dani ledian agalliaj5 elhaida dani ledian agalliaj4 elhaida dani ledian agalliaj3 elhaida dani ledian agalliaj8 elhaida dani ledian agalliaj3e4 elhaida dani ledian agalliaj9 elhaida dani ledian agalliaj1o elhaida dani ledian agalliaj11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura