U kërkua anulimi i fazës së parë, Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit, cakton datat e provimeve

Apr 24, 2024 | 18:31
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës për anulimin e fazës së parë të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë, Shkolla e Magjistraturës bën me dije se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ankesave dhe se ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

provimi

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, 25 prill ora 08:00 dhe 28 prill ora 11:00 në ambientet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Njoftimi:

Mbi listën përfundimtare të konkurrentëve të kualifikuar për të marrë pjesë në fazën e dytë (testin profesional) të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025 dhe datën dhe orën e zhvillimit të provimit

Shkolla e Magjistraturës, në përfundim të procesit të vlerësimit të ankesave, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, shpall listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, konkretisht:

Dita e parë e fazës së dytë të provimit:

Datë 25 prill 2024, ora 8.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Dita e dytë e provimit të pranimit:

Datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë.

Rikujtojmë se faza e dytë e provimit të pranimit zhvillohet në dy ditë të ndryshme, ku, ditën e parë, zhvillohet provim mbi 5 (pesë) teza, ndërsa në ditën e dytë, zhvillohet provim mbi 3 (tre) raste praktike nga e drejta civile, e drejta penale dhe e drejta administrative.

Çfarë dyshohet se ka ndodhur gjatë provimit të fazës së parë të provimit?

Një ditë më parë, kandidatët për prokurorë, te Poli i Drejtësisë kanë kërkuar anulimin e fazës së parë të provimit, pasi thonë se ka patur probleme.

Sipas tyre, problemet kanë nisur që me kohë e testimit të kandidatëve, pasi fillimisht provimi ishte paralajmëruar për në orën 08:00 të mëngjesin, ndërsa provimi ka nisur në orën 12:00.

Gjysmë ore pas nisjes së tezës, pedagogët kanë tërhequr të gjitha fletët e provimit, duke shpërndarë një tezë tjetër.

Pas përfundimit të provimit, kandidatët janë futur brenda për t’u njohur me përgjigjet e testit, i cili skanohet nëpërmjet një pajisje të quajtur Skantron, nga e cila kanë dalë fitues 74 kandidatë nga 440 kandidatë në garë.

Por, një ditë më vonë (23 prill), Shkolla e Magjistraturës ka shpallur fitues 121 kandidatë nga 74 që u shpallën një ditë më parë me pretendimin se pajisja nuk ka funksionuar. Për të fituar të drejtën e studimit në Shkollën e Magjistraturës, një kandidat duhet të fitojë minimumi 60 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura