U kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në një banesë, vihet në pranga “skifterja” 24-vjeçare

Jun 11, 2024 | 12:26
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçare, e cila u kap në flagrancë pasi kishte kryer vjedhje.

drejtoria-e-policise-ne-elbasan-1024x576

Shtetasja kishte grabitur në një banesë një shumë parash dhe disa bizhuteri, të cilat u sekuestruan nga autoritetet në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

-M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura