U ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij ndërsa kthehej në banesë, del fotoja e 37-vjeçarit Fatjon Dervishi

Sep 27, 2023 | 16:17
SHPËRNDAJE

Është publikuar fotoja e 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij mesnatën e të martës(26 Shtator), ndërsa kthehej në banesë.

a04a5bb4-c97a-48b0-8522-32812d84de7d

Viktima ishte në automjet bashkë me shokun e tij, pasi më parë kishin qenë në një lokal e po ktheheshin së bashku në banesë.

Sipas dëshmive, 38-vjeçari i cili edhe drejtonte mjetin, ka ulur shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar dhe në atë moment, atentatorët duke përfituar nga kjo situatë e kanë qëlluar me breshëri plumbash, në afërsi një ure në shinat e trenit në Katund të Sukthit.

Dyshimet janë se atentatorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë.

Theksojmë se vetëm pak metra larg vendit të krimit, Dervishi kishte dhe banesën e tij.
Ndërkohë, deri më tani, Policia njofton se ka shoqëruar deri më tani 7 persona, për tu pyetur në lidhje me rrethanat, ndër to edhe shtetasi që udhëtonte në të njëjtin automjet me viktimën.

Sipas efektivëve, për zhvillimin e hetimeve, janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi që kishte ndjekur shtetasi Fatjon Dervishi, si dhe janë ushtruar kontrolle banesash, e janë këqyrur celularë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura