“U bënë zgjedhje me një parti dhe ‘Kushtetuesja’ i la në fuqi”- Gjokutaj në Panorama TV: Rama dhe kjo maxhorancë nuk e njohin garën, kush i del përpara blihet ose dhunohet

May 11, 2023 | 21:54
SHPËRNDAJE

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se miti i kryeministrit Edi Rama është krijuar pasi ka pasur përballë më herët një opozitë fallco.

fzjxcgfmk,k

Komentet Gjokutaj i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se Rama nuk e njeh garën elektorale dhe kush i del para blihet ose dhunohet.

Ai shtoi se ikja e opozitës nga Parlamenti ishte një vendim i marrë me porosi dhe që i shërbeu kryeministrit Rama.

Miti i Ramës është krijuar me një fake opozitë. Ky kryeministër dhe kjo maxhorancë nuk e njohin garën si një element elektoral. Kush del përpara, ose blihet, ose dhunohet. Ikja nga Parlamenti ishte me porosi.

Nëse opozita do të ishte në Parlament, do të diskreditohej që në atë moment, sepse nuk mund të mbështeste reformat e njëanshme të Ramës.

U bënë zgjedhje me një parti dhe Gjykata Kushtetuese i la në fuqi ato zgjedhje. Ajo historia e takimit fshehurazi, e dini kur gjykata e bën gjyqin fshehurazi? Kur ka të dhëna sekrete”, u shpreh Gjokutaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura