VIDEO/ “Turp, e votove ligjin për Divjakën”- Erion Braçe përplaset me ambientalistët jashtë Kuvendit. Deputeti: Paskeni marrë me vete dhe hajdutin e Saliut

Feb 22, 2024 | 14:38
SHPËRNDAJE

Pas miratimit në Kuvend të ligjit për Zonat e Mbrojtura, aktivistët e shoqërisë civile janë përplasur jashtë Parlamentit me deputetin e PS-së, Erion Braçe.

Ata i janë drejtuar Braçes duke i thënë “Turp” pasi ka ngritur kartonin pro ligjit.

Ambientalistët: Turp! Turp! Turp! E votove ligjin Erion Braçe? E votove Divjakën?

Braçe: Paskeni marrë edhe hajdutin e kohës së Saliut me vete? E keni marrë edhe atë aty? Se ai hajduti i Saliut e ka mbrojt Divjakën. Ai hajduti i Saliut e keni aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura