Tryeza e PS, PD: Vizioni i Ramës, i mbrapshtë
Rama: Reagimi i PD, brutal, i pajustifikueshëm

Oct 30, 2011 | 11:50
SHPËRNDAJE
Gjate tryezes se PS per drejtesine

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur menjëherë reagimit të deputetëve të PD-së, lidhur me tryezën për Reformën në Drejtësi. Në reagimin e Ramës, thuhet se “shpreh keqardhjen për reagimin brutal të deputetëve të PD në Komisionin e Ligjeve, lidhur me tryezën publike të organizuar shkëlqyeshëm nga kolegët e tyre socialist mbi drejtësinë në sfidën e integrimit. Nëse mungesa e palës së tyre në atë tryezë ishte e pajustifikuar, ky reagim është i pajustifikueshëm”

Për të shmangur dështimin dhe mundësuar integrimin e vendit, PS do të vazhdojë politikën e dorës së shtrirë, thuhet më tej në deklaratë.

“Se kush e ka përgjegjësinë kryesore për dy dështimet rresht këtë e thotë qartë Progres Raporti dhe e shpjegoi me një elokuencë të admirueshme Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës vetëm pak ditë më parë”- thekson PS, duke shtuar se s’do rreshtim së ofruari ide europianizuese dhe përkushtim patriotik.

Sipas selisë rozë, janë shqiptarët ata që do të bëjnë më pas dallimin.

PS, bëri me dije se së shpejti do të publikojë Raportin e Tryezës me kontributet e zgjeruara të të gjithë pjesëmarrësve.

Tryeza e PS, PD: Vizioni i Ramës, i mbrapshtë

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit të Ligjeve i janë përgjigjur me anë të një deklarate ftesës së PS-së disa ditë më parë për të marrë pjesë ne tryezën për Reformën në Drejtësi. Nëse lideri i PS-së, Edi Rama do tu kishte kërkuar shqiptarëve falje për bllokimin 3-vjeçar të çdo nisme në sistemin e drejtësisë, atëherë kjo ftesë, sipas tyre, do të ishte shpresëdhënëse.

Në deklaratën e tyre thuhet se deputetët e PD-së nuk pajtohen me vizionin e mbrapshtë të liderit socialist, ndërsa ata i kanë bërë thirrje deputetëve të PS-së që me pjesëmarrjen e tyre në Kuvend të japin kontirbutin e tyre.

“Dallimi i vetëm është se këtë herë bllokimin po kërkon ta realizojë nëpërmjet veglave të verbëra të Partisë Socialiste në gjirin e drejtësisë. Jo më kot ndërhyrjet më të zeshme iu lanë në dorë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, zotit Ardian Dvorani dhe një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme, zotit Shkelqim Hajdari. Të dy përfaqësuesit e drejtësisë merrnin pjesë në këtë veprimtari partiake (mesa duket me urdhër të Shefit), në kundërshtim flagrant me statusin, detyrën dhe funksionin e tyre shtetëror” thuhet në deklaratë.”- thuet ndër të tjera në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura