Trendi në ulje i numrit të nxënësve, çfarë ndodhi këtë vit me regjistrimet në ZVA Vlorë?

Sep 11, 2023 | 12:49
SHPËRNDAJE

Mijëra nxënës u ulën të hënën e 11 Shtatorit në bankat e shkollës. Si Vlora edhe Himara këtë sezon e nisin me më pak nxënës në klasat e tyre.

Shkolla Vlore-Himare

Bazuar në të dhënat e zyrtarizuara nga zyra vendore e Arsimit Parauniversitar të bashkisë Vlorë-Himarë, vetëm dy ditë para fillimit të këtij viti të ri shkollor, janë regjistruar gjithsej nga klasa e parë e deri në të 12-tën,12 mijë e 300 nxënës.

Ndër të tjera, në detajet e shtjelluara nga drejtoresha e ZVA për bashkinë Vlorë dhe Himarë, irena Toshkallari, mësohet se në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës nga 1068 që frekuentuan vitin e kaluar, pra 61 më pak. Ndërsa, në klasat e dhjeta janë regjistruar 1057 nxënës, 103 më pak se një vit më parë.

Por pavarësisht kësaj, sipas Toshkallarit nuk do të ketë shkurtim të stafit mësimor dhe as ulje të ngarkesës mësimore. Sa i takon infrastrukturës së shkollave, probleme paraqet shkolla e fshatit Kërkovë, ndërsa 2 shkolla 9-vjeçare Lef Sallata dhe Avni Rustemi do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura