Tregu i shitjes së ilaçeve në vend, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve në Panorama TV: Nëse pronari nuk është profesionist kërkon të ardhura, jo cilësi shërbimi

May 24, 2023 | 19:47
SHPËRNDAJE

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma foli për tregun e shitjes së ilaçeve në vend.

f;l;

Ai u shpreh në studion e Panorama TV se në rastet kur pronari nuk është profesionist, farmacisti është i detyruar të ketë parësore të ardhurat, se sa shërbimin ndaj pacientëve.

“Përgatitja e farmacistit është element kyç dhe sa orë punon ai. Dhe nëse ia kë dhënë lirinë profesionale. Nëse një farmacist është pronar i subjektit zhvillon profesionin. Mundësia e vjeljes së të ardhurave është e ndryshme.

Nëse unë kam një pronar jo farmacist unë nuk guxoj t’i them qytetarit ti them që nuk duhet. Sepse kam një pronar që më kontrollon në aspektin komercial dhe jo profesional. Nuk i intereson të ruhet jeta e qytetarit por të ketë të ardhura. Unë si farmaciste ndihem e kërcënuar me largim nga vendi i punës nëse nuk siguroj të ardhurat. Kjo kërkon një sistem të tërë ndërhyrjesh”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura