Përfundon pandemia, OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale! Ja sa persona humbën jetën gjatë kësaj periudhe

May 5, 2023 | 16:34
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Covid-19 nuk përbën më “emergjencë shëndetësore globale”, raporton BBC.

covid

Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë dhe vjen 3 vjet pas njoftimit për vëmendje në nivelin më të lartë ndaj virusit.

Zyrtarët thanë  se vdekshmëria  nga virusi ra nga kulmi i saj nga 100.000 njerëz çdo javë në Janar 2021 tek 3500 në Prill.

Kreu i OBSH u shpreh se të paktën 7 milionë njerëz humbën jetën gjatë pandemisë.

Por Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shifra e vërtetë me gjasë është tek 20 milionë të vdekur, thuajse 3 herë më e madhe se sa vlerësimi zyrtar dhe paralajmëroi se virusi mbetet një kërcënim.

“Dje, Komiteti i Emergjencës u mblodh për herë të 15-të dhe më rekomandoi që të deklaroj fundin e emergjencës shëndetësore publike me interes ndërkombëtar. E kam pranuar këtë këshillë. Me shumë shpresë, e deklaroj COVID-19 të mbyllur si emergjencë shëndetësore globale”, tha Ghebreyesus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura