“Trashëgimia kulturore, jo më një dekor”- Administrimi i Parkut të Butrintit, Mirela Kumbaro: Fondacioni, një formë menaxhimi që krijon mundësi për të riinvestuar të ardhura

Mar 2, 2024 | 17:59
SHPËRNDAJE

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro komentoi edhe administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, theksoi se  synimi është që të ardhurat të riinvestohen dhe sipas saj kjo bëhet e mundur përmes fondacionit.

kumbaro

Kumbaro theksoi se ligji i vitit 2018 jep mundësi që tashmë kultura dhe trashëgimia kulturore të mos jenë më dekore, por edhe mundësi për të prodhuar ekonomi.

“Gjërat janë të qarta që në ligjin e vitit 2018, që është një ligj i detajuar, i jep  mundësi që kultura dhe trashëgimi kulturore të mos jetë një dekor, por një mundësi për të prodhuar ekonomi, për tu mirëmenaxhuar.

Një ndër mënyrat janë edhe fondacionet, që nuk do të thotë se janë ndërmarrje private. Janë fondacione kulturorë që i krijoni një siti që të krijojë të ardhura dhe ato të ardhura ti riinvestojë. Fondacioni është një formë menaxhimi që e krijon këtë mundësi. Ky fondacioni i ministrisë së kulturës në bashkëpunim me një partner që ka derdhur miliona sic është Fonacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim jep donacion para për tu ri investuar për shërbime më të mira në Parkun e Butrintit.

Nëse duam që të gjejmë dhe ta bëjmë debat shumë mirë, sepse kjo na jep mundësi ta shpjegojmë. Rolin themelues menaxhues dhe autoritetin e ministrisë së kulturës e kemi të garantuar si në ligjin e trashëgimisë kulturore edhe në ligjin e dedikuar për krijimin e këtij fonacioni”, tha Kumbaro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura