Trafik droge dhe armësh nga Amerika e Jugut/ 20 të arrestuar në Itali, 7 prej tyre shqiptarë

Apr 3, 2024 | 14:18
SHPËRNDAJE

Një mega operacioni i Antimafias Italiane ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë.
raiiii

Ata akuzohen për trafikimin e 670 kg kokainë me vlerë rreth 25 milionë euro, trafik marijuane e hashash, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal mafioz, shkruan Rai News

Të arrestuarve i janë sekuestruar dy pistoleta tip Smith & Wesson, një bombë dore M75, një pistoletë e tipit Zastava model M56, dy armë të tjera zjarri të modelit Zastava, një kallashnikov AK-47, pistoleta gjysëm automatike Beretta cal. 9, një revolver Smith & Ëesson cal. 38SP, pistoleta Colt model 1911 calibër 45 ACP e Beretta model. 70 calibër 7,65.

Në operacion janë përfshirë komandat antimafia të Reggio Calabria, Como e Genova.

Hetimet kanë dokumentuar se të arrestuarit janë pjesë e një strukture kriminale operative prej vitit 2014 në Panama, Kolumbi, Venezuela e Itali.

Kokaina në sasi të mëdha transportohej me anije nga Amerika Latine me destinacion portin e Genovas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura