Tradita “e errët”, të kuqtë e Partizanit i shkarkojnë kampionët

Jun 6, 2023 | 20:17
SHPËRNDAJE

Direkt pas fitimit të titullit, Partizani shfaq edhe njëherëtraditën e vjetër tëlargimit të stafit drejtues të skuadrës, megjithëse fiton titullin kampion.

1686041250_giovannicolellaeltonmarini

Kjo ndodhi me Skënder Gegën në vitin 2019 dhe kjo pritet të ndodhënë ditët në vijim me Xhovani Kolelën, teksa dje dera iu tregua drejtorit sportiv, Elton Marini. Me pak fjalë, ende pa përfunduar festa, Partizani ka nisur spastrimin e aktorëve kryesorë të këtij titulli.

Përtej mangësive të shfaqura gjatë gjithë sezonit, klubi dëshmon edhe një herë se nuk e ka larguar traditën negative të shkarkimeve pas titullit dhe ndoshta nuk u ka dhënë respektin e duhur figurave, që kanë ndihmuar skuadrën të dalëkampione.

Në anën tjetër të kryeqytetit, Tirana nuk u shpall kampione dhe dështoi në të dy trofetë, por bëri njëçmenduri për të mbajtur në krye të stolit Orges Shehin. Ndryshe ndodh me Partizanin, që në këtë situatë bën të ngrihet një pyetje e thjeshtë:Çfarë duhet të bëjë më shumë se të fitojë titullin kampion një trajner a drejtor, që tëfirmosë një kontratë edhe për sezonin vijues?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura