Tradhtia në çift/ Studimi: Kush janë meshkujt që lëndohen dhe e shprehin më shumë xhelozinë për partneren e tyre

Aug 15, 2023 | 16:45
SHPËRNDAJE

Një studim i kryer së fundmi ka dalë në përfundimin se baballarët që kalojnë kohë dhe shpenzojnë më shumë para për fëmijët e tyre, kanë më shumë gjasa të shprehin xhelozi kur partneri i tyre i tradhton, krahasuar me ata që nuk janë aq aktivë të përfshirë në prindërimi.

burrat

Studiuesi Geoff Kushnick, thotë se studimet e mëparshme janë fokusuar në dallimet gjinore, ky studim eksploroi dallimet kulturore, duke përfshirë përfshirjen e babait në rritjen e fëmijëve.

“Hulumtimi mbi kulturat e ndryshme që ne studiuam ishte se sa më shumë kohë që një baba investon për fëmijët e tij, aq më xheloz është nëse zbulon se gruaja ose partnerja e tij e kanë tradhtuar. Pavarësisht nëse dikush jeton në një fshat të vogël në Indonezi, ose në një lagje të mbushur me njerëz të Los Anxhelosit, normat për seksualitetin dhe atësinë ndikojnë ndjeshëm në xhelozinë që ndjen kur ndihet i tradhtuar nga partneri i jetës”, thotë autori i studimit Dr. Kushnick.

Ekipi i udhëhequr nga studiues nga Universiteti i Kalifornisë studioi 1048 burra dhe gra nga 11 popullata në mbarë botën, duke përfshirë zonat urbane në Amerikë, Indi dhe Japoni.

Gjatë studimit, studiuesit u prezantuan pjesëmarrësve me skenarë të ndryshëm në të cilët ata përjetuan pabesi dhe më pas iu kërkua të vlerësonin se sa xhelozë ndiheshin në një shkallë prej pesë pikësh.

“Kërkimet ndërkulturore të këtij lloji na lejojnë të kuptojmë më mirë se si sjellja njerëzore formësohet nga konteksti shoqëror, dhe rreth mënyrës sesi sillen burrat dhe gratë”, vëren Dr. Kushnick.

Studimi theksoi gjithashtu faktin se burrat prireshin të ishin më pak të përfshirë në jetën e fëmijëve në shoqëritë e dominuara nga femrat, ku babai nuk shihet si një mbështetje e vazhdueshme për familjen.

“Baballarët në këto shoqëri kanë një reagim më pak intensiv të xhelozisë ndaj marrëdhënieve jashtëmartesore sesa ata në shoqëritë e tjera ku roli i tyre në jetën familjare është dukshëm më i madh”, përfundon Dr. Kushnick.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura