“Tradhëtaret na lanë pa Atdhe”, Presidentit Meta mesazh të fortë për kryeministrin Rama me poezinë e At Gjergj Fishtës: O Perëndi, a ndjeve? Bjeru tradhtarëve

Oct 10, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

ilir meta malesi e madhe

Presidenti Ilir Meta nga Malësia e Madhe, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe sidomos të rinjtë që të rrëzojnë pengesat që i vihen vendit për të ardhmen e tij evropiane. Ai tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë të shtypen nga abuzuesit me pushtetin.

Presidenti Meta ka recituar në fjalën e tij edhe një fragment nga poezia e At Gjergj Fishtës, e cila vjen si një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“O Perëndi, a ndjeve?/
Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,/
E Ti rri e gjuan me rrufe/
Lisat n’për male kot…”
Bjeru tradhëtarëve”, ishte fragmenti i shkëputur nga poezia e Fishtës.

Të punojmë për një Shqipëri të lirë e demokratike, ta bëjmë të dashur për të jetuar të ardhmen evropiane të femijëve tanë këtu, ti mbjellim e lulëzojmë fushat e kodrat tona për të cilat është derdhur aq shumë gjak, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësitë shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, apo nga dhuna shtetërore apo papërgjegjshmëria e atyre që abuzojnë me pushtetin.

Sot jemi në një betejë për liri mendimi, ekonomi më konkuruese dhe më gjithëpërfshirëse, vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbreojtje të përhershme të sovranitetit të atdheut dhe interesave kombëtare. Le të jetë shembulli i qëndresës së Koplikut për të rinjtë për tu përballur me sfidat e kohës, të punojmë bashkë të rrëzojmë cdo pengesë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”.

Deklarata e kreut të shtetit u bë në ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe nderimit të jetës, veprës dhe heroizmit të 77 Dëshmorëve të Atdheut të rënë për lirinë e trojeve shqiptare.

“7 bajrakët e Malësisë së Madhe nuk e ulën kurrë kokën para asnjë pushtuesi. Luftuan për identitetin gjuhën e flamurit pavarësisht vendimit të dhunshëm të konferencës së Lodrës. Krenohemi për mesazhet që ka përcjellë brez pas brezi.

Në periudhën më të vështirë e rraskapitëse, për shtetin shqiptar pas luftës, në 1912 e deri në 1920, Malësia e Madhe do ishte një ndër fushat e betejave më të rëndësishme e vendimtare për mbrojtjen e kufijve veriorë. Përmasat e lavdishme të luftës së Koplikut është e të njëjtës rëndësi me kryengritjet dibrane dhe me vetë luftën e Vlorës si lufta finale për clirimin e gjithë trojeve finale.

Shqipërisë nuk i kanë munguar burrat e përgjegjshëm për tu bashkuar e për ti dhënë jetë kombit e ëndrrës për të mbrojtur Shqipërinë e për ta bërë atë më të fortë”, tha kreu i shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura