“Tmerr. Ai po vendos mina. Nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort” me 70 kg eksploziv, qytetarët të indinjuar: Do tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Dec 5, 2022 | 10:22
SHPËRNDAJE

Me 70 kg eksploziv u shemb ditën e djeshme “Prestige Resort”. Ngjarja ka marrë vëmendjen dhe reagime të shumta, pas sulmit të paligjshëm. Qytetarët janë shprehur të indinjuar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas shembjes së Resortit, duke e quajtur atë hakmarrës.

Në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ një lumë kritikash kanë dhënë qytetarët kundër kryeministrit.

Disa nga reagimet e qytetarëve në emisioni ‘Koha për t’u zgjuar’:

“Kryeministri, një burrë i pabesë një njeri që ha pas shpinë shokët. Prishi “Prestige Resort”. Atje ka ngrënë e ka pirë, e ka pas shok e mik, atje priti afganët. Turp, hakmarrës, tinzak. Ka lerë kryeministër ai, dhe do të vdesë kryeministër, çfarë mendon? Ai do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha”, tha një qytetar.

“Ai po vendos tritol me lejen që e ka vënë vetë. Psikopat or miku im. Ky është tmerr. Ai po vendos mina . Do t’i paguajmë unë dhe ti ato”, u shpreh i indinjuar qytetari.

“Sa të vijnë ata të BE dhe të shohin vlerat e popullit shqiptar që i shkel me këmbë një kriminel si Edi Rama”, ka thënë një tjetër.

“Këtu kriminelë janë gjykata e prokuroria. Fute brenda siç e futi Kroacia”…

“Jam shumë e indinjuar. Të shkatërrojë një pronë me lejen që e ka dhënë vetë. Nuk e di çfarë mund të presim nga Edi Rama, çfarë vizoni mund të presim nga ai. Në sytë e botës është një imazh tepër i rëndë”, tha një qytetare.

“Po si nuk pati içik sedër ai Edi Rama. Si të mos jetë pak atdhetar? Si të hajë e pijë ke resorti që e kishte zili gjithë bota.!? Ne mburreshim me atë Resort. Lot kam derdhur”, ka thënë një tjetër qytetar./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura