Titullar me Barin, Basha fiton lehtësisht pasi Panuçi nuk e ftoi në Kombëtare

Mar 24, 2018 | 22:42
SHPËRNDAJE

Bari fitoi pastër, me rezultatin 3-0 në stadiumin “San Nicola” ndaj Breshias, në sfidën ku mesfushori shqiptar, Migjen Basha, qëndroi në fushë për 63 minuta.

basha

Skuadra e Fabio Grosos mori më në fund një fitore, pas një ecurie jo pozitive me 3 barazime radhazi, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e 5-të në Serinë B, pozicion që të lejon të marrësh pjesë në play-off për të siguruar një biletë në Serinë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura