“Thikë në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”/ Meta për çështjen “McGonigal”: Hetimi i plotë është i domosdoshëm

Jan 30, 2023 | 15:17
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron çështjen “McGonigal” si një goditje me thikë në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

meta

Në një postim në Facebook, Meta thotë se është i domosdoshëm hetimi i thellë dhe gjithëpërfshirës i këtij skandali.

Sipas tij, aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duhet vetëm të forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit.

Postimi i Ilir Metës:

Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.

Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura