EMRAT/ Arrestohen tre persona për vdekjen e 24- vjeçarit në Librazhd, thanë se ra në kontakt me rrymën

Sep 19, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Një ditë pas raportimit për vdekjen e një të riu, 24 vjeç me iniciale D.L, kanë rënë në pranga tre persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vdekje.

Ky rast ka ndodhur në fashatin Xhyrë të Librazhdit, teksa viktima nga Pogradeci ka qenë duke punuar në një firmë, por u raportua se pasi ra në kontakt me rrymën eklektike ka gjetur vdekjen.

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga tre persona, të cilës dyshohet se i kanë shkaktuar këtë aksident:

• Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.

• Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).

• Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura