Tërmete të tjera në Shqipëri? Sizmiologu: Kujdes! Këto qytete do goditen!

SHPËRNDAJE

Lëkundjet e fundit sizmike që prekën vendin tonë, kanë ngjallur panik tek shumë qytetarë.

termet1Përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë në Institutin e gjeoshkencave Prof. Asoc. Rexhep Koçi, sqaron për gazetën “TemA” situatën e tërmeteve në Shqipëri.

Koçi thotë se vendi ynë ka reliev të ngjashëm me atë të Italisë dhe në njëfarë mënyre është i kërcenuar nga kjo dukuri natyrore.

Më tej ai rendit edhe zonat e rrezikuara në vend ku propabiliteti që të ketë lëkundje të mëdha sizmike është më i madh.

Ndërkohë  Koçi adreson edhe disa këshilla konkrete për të gjithë qytetarët në rast se do të gjenden në situata të vështira për shkak të tërmeteve.

Këto ditë mjaft njerëz janë në panik prej një valë lëkundjesh që kanë  prekur disa zona të caktuara të vendit, momentalisht cila është situata e tërmeteve në Shqipëri?

Konfirmojmë se  ditët e fundit, në territorin e vendit tonë janë aktivizuar disa zona ku kanë ndodhur  mikrotermete, si: pranë Elbasanit dhe pranë Kuçovës. Sipas analizimit të situatave rezultojnë të kenë qenë tërmete me fuqi mesatare.Ndjeshmëria e këtyre mikrotërmeteve është e lidhur me thellësinë e tyre të vogël, që nuk shkon më shumë se 5 km, bazuar në vrojtimet instrumentale dhe analizën e kryer nga Departamenti i Sizmologjisë.Aktiviteti sizmik, i manifestuar ditët e fundit, mendojmë se është i zakonshëm për vendin tonë dhe lidhet me aktivizimin e herë pas hershëm të zonave të caktuara tektonike.

A keni parashikuar  lëkundje të tjera sizmike, cila do të jetë forca e tyre?

Tërmeti është një dukuri natyrore tepër komplekse që deri më tani nuk mund të parashikohet shkencërisht në mënyrë afatshkurtër. Këtu kam parasysh përcaktimin e kohës, vendit dhe madhësisë së tij. Por nga ana tjetër, bazuar në studimet statistikore e probabilitare, të regjistrimeve të tyre ndër vite, arrihet në përcaktimin e zonave me probable për ndodhjen e tyre, vlerësimit të ritmit të ndodhjes së tyre ose periodës së përsëritjes sipas madhësisë si dhe potenciali ose energjisë sizmike që mund të ketë apo çlirojë çdo zonë.

 Në bazë të të dhënave tuaja, cilat janë zonat më të ndjeshme nga lëkundjet në Shqipëri?

Referuar statistikave mbi aktivitetin sizmik janë përcaktuar disa zona si ajo perëndimore Joniko-Adriatik, zona lindore Peshkopi-Pogradec-Korçë dhe ajo tërthore Vlore-Elbasan-Dibër. Kjo nuk do të thotë se në zona të tjera mungon aktiviteti sizmik, por këto të përmendura më sipër janë më aktive dhe shquhen për një numër më të madh ngjarjesh sizmike në raport me të tjerat.

Shteti fqinj Italia ka përjetuar ngjarje të tmerrshme nga tërmetet, sa i rrezikuar është vendi ynë që të ketë të njëjtën histori me të?

Edhe vendi ynë ka një probabilitet jo të vogël, duke pasur parasysh tërmetet e ndodhura në Shkodër në vitet 1900 si dhe ato të ndodhura në vitet 60-80, në Dibër, Korçë, Fier, Lushnjë (Berat), etj.

Çdo vend ka karakteristikat e veta sizmike, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me ndërtimin gjeologo-tektonik të vendit, si dhe me aktivizimin e herë pas hershëm të thyerjeve të reja tektonike. Vlen të theksohet se vendi ynë bën pjesë në sistemin e rrudhosur Alpin. Ky brez karakerizohet nga një aktivitet i lartë sizmik.  Natyrisht, vendi fqinj Italia bën pjesë në të njëjtin sistem tektonik, Alpin i cili shquhet për një moshë relativisht të re gjeologjike duke bërë që ky sistem të jetë ende evoluim tektonik, proces i cili shoqërohet vazhdimisht me tërmete të madhësive të ndryshme, përfshi këtu edhe ata të fortë si ne Itali qendrore këto muajit e fundit.

A keni ju disa këshilla për njerëzit në momentet që ndiejnë tërmetin, çfarë duhet të bëjnë?

Të mos shpërqendrohen, të mos humbin qetësinë. Të pozicionohen poshtë trarëve antisizmik, tavolinave të forta dhe objekte të tjera që mund të shërbejnë si mburojë e përkohshme nga rënia e objekteve, suvasë, tullave, etj. Te qëndrojnë larg objekteve të varura apo atyre që mund të shkëputen lehtësisht si rezultat i lëkundjeve të forta. Të mbyllin gazin apo energjinë, nëse është e mundur. Për godinat e larta të evitohet ashensori, pasi ai mund të bllokohet nga lëkundjet.

Të largohen sa më tepër nga ndërtesat dhe te qëndrojnë në fushë të hapur. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ata në nevojë, pasi janë vetë banoret të parët në vend-ngjarje, përpara se sa forcat shpëtuese të mbërrijnë për t’ju ardhur në ndihmë.

Te lidhura

 

1 KOMENT

Comments are closed.